Arkitekt Kantieri
Job Summary
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare Godina Rezidenciale Qendra Sociale dhe Kulturore ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 sot Grupi operon në Austri Shqipëri Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë Kroaci Maqedoninë e Veriut Zvicër Mal të Zi Holandë Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë përfshirë bankat zhvillimin e pasurive të paluajtshme tregtinë me shumicë dhe pakicë menaxhimin e aseteve turizmin logjistikën arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5500 profesionistë të punësuar BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit stabiliteti financiar inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Arkitekt Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Farkë Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Kantierit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Ndjek kontrollon dhe koordinon punimet e zbatimit për objekt shërbimi me fokus të veçantë për fazën aktuale të punimeve të fasadës të ventiluar montimit të fasadës së xhamit taracës së gjelbëruar si dhe punimet e rifiniturave të brendshme.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit konsulentin apo klientin në lidhje me projektin;
- Ndjekja e fazës aktuale të punimeve (vetrata fasadë e ventiluar travertinë me ngjitje tarace e gjelberuar). Mbikëqyr nga afër proçesin e montimit të vetratave fasadës së ventiluar duke garantuar përputhshmërinë me detajet e arkitekturës dhe standartet hidro dhe termo izolimit.
- Kontrollon dhe koordinon punimet për shtresat sipas detajeve të zbatimit për taracën e gjelbëruar (hidroizolimi drenazhin substratin dhe detajet e gjelbërimit).
- Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit për fazat vijuese të rifiniturave.
- Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotësimet e nevojshme për kantierin sipas nevojës;
- Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
- Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit.
- Njohja me procedurat e kompanisë me nënkontraktorët kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
- Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientevë.
- Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë.
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në zbatim;
- Eksperience specifike: Njohuri të thelluara mbi sistemet e fasadave të ventiluara fasadave të xhamit dhe taracave të gjelbëruara.
- Përdorimi i paketës 2D dhe 3D Auto Cad me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
- Njohje shumë e mirë e detajeve të ndërtimit materialet dhe teknologjive në këte fushë;
- Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link.
Afati i dorëzimit: 13/08/2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Required Skills:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare dega Gjeodezi . Kualifikime të tjera: Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo me pak se 10 vjet; Aftësi shumë të mira menaxhuese organizative planifikuese projektuese dhe komunikuese; Aftësi për të lexuar analizuar dhe shpjeguar projektet korrespondencat e biznesit kontrata procedurat dhe manualet teknike; Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi; Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim përgatitje raportesh etj. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh); Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës; Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD EXEL MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Required Education:
University Degree in Geodetic Engineering.